LUSHNJE
Një konflikt mes dy te rinjve në Lushnje ka përfunduar me të shtëna armësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në një zonë tejet të frekuentuar në shetitoren e hyrjes veriore të Lushnjes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga të shtënat pasi dy plumbat kanë dëmtuar vetëm dy mjete të parkuara.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për prishje pazari droge. Policia ka rrethuar vendin e ngajres dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb