FUSHE MAMURRAS-Një 14-vjecar është qëlluar me thikë për vdekje nga një 15-vjecar pas një sherri mes tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, ndërsa i mituri me inicialet A.S ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia ka arrestuar autorin, i cili po merret në pyetje.

“Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer”, njoftoi Policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: