ITALI

Sherr mes tifozësh në qendër në Romës. Sipas mediave italiane tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tifozëve të Lacios dhe atyre të Seviljas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Në vendngjarja mbërriti menjëherë policia e cila ndërpreu sherrin mes të rinjve.

Sherri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth 21:30 duke përfshirë rreth 40 persona. Policia italiane ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Tifozët spnajoll ndodhen në Romë për ndeshjen e së enjtës midis Lacios dhe Seviljas e vlefshme për Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb