Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12:00 ka marrë informacionin se në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

Mësohet se në sherr janë përfshirë Gani Thaçi, vëllai i presidentit Hashim Thaçi dhe dy persona të tjerë. mediat kosovare raportojnë se Thaçi dyshohet se ka sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.

Policia theksoi se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e mëtejme hetimore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb