DIBËR

Një i ri është vrarë me sende të forta në Dibër. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një 29-vjeçar. Sherri ka ndodhur mes katër personave, dy vëllezërve me mbiemër Plaku nga njëra anë dhe dy vëllezërve të tjerë nga ana tjetër.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb