Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një sherri në një familje korçare, duke arrestuar një 66-vjeçar. Në pranga ka rënë shtetasi P. Th., i cili është konfliktuar me djalin e tij, ndërsa në banesë kishte armë zjarri pa leje, municione luftarake dhe pajisje shpërthyese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovë, ndërsa sipas policisë, sherri mes babait dhe të birit mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Njoftimi i Policisë:
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në një familje. Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th.,66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

8e3c35d6 85f1 4605 B32a 1006b37f2fac
8e3c35d6 85f1 4605 B32a 1006b37f2fac

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: