AUSTRI

Një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Vöcklabruck të Austrisë si pasoje e një sherri në një lokal. Mediat vendase raportojnë se viktima është Besar N. 29 vjeç nga Maqedonia. Ngjarja ka ndodhur në shisha barin “Veelax” në Regau dhe shqiptari është qëlluar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar.


Përmes një të afërmi, mediat austriake mësojnë se viktima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, konkretisht një vajzë tetëvjeçare dhe një djalë katërvjeçar tani po vuajnë mungesën e babait të tyre. Policia ende po përpiqet të zbardhë shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur per motive banale. Dyshohet se në mesin e sulmuesve kanë qenë dy shqiptarë.


Një thikë është gjetur në një veturë jashtë lokalit ku ndodhi sherri. Por, dyshohet se ajo nuk është arma me të cilën është kryer krimi. Sipas prokurorit Christian Hubmer, në lojë mund të ketë qenë disa thika.


Sikurse ka pohuar Valid H., pronar i lokalit në fjalë, viktima kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës.  Prindërit e viktimës ende jetojnë në Maqedoni. Viktima 29-vjeçare menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim dhe do të varroset atje.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: