Një sherr me thika ka ndodhur në fshatin Rajë të Fierzës.

Shtetasi S.S 40 vjeç dyshohet se në një lokal, ka plagosur tre persona. Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa të plagosurit janë në spital.

“Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi  S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: