TURQI – Deputetët e parlamentit turk janë përfshirë në një sherr masiv, në sallën ku zhvillohen seancat plenare, pasi opozita u përpoq të shtynte debatin për ligjin për sigurinë. Sipas mediave në Turqi, 5 deputetë kanë marrë plagë në trup, pasi gjatë sherrit fluturuan karrige hekuri.
Konkretisht përplasja fizike shpërtheu mes ligjvënësve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe deputetëve nga opozita kryesore, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike e Popullit (HDP), gjatë seancës me dyer të mbyllura, që u zhvillua mbrëmjen e së martës.
Mediat turke raportojnë se janë plagosur deputetët: Ertuğrul Kürkçü, Musa Cam, Aykut Erdoğdu, Refik Eryılmaz dhe Mahmut Tanal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb