TIRANË- Një nxënëse gjimnaziste është plagosur me thikë paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën e mesme “Eqerem Çabej”, gjatë kohës së pushimit të gjatë.
Vajza është qëlluar nga një bashkëmoshatar me thikë duke marrë plagë të lehta dhe është transportuar në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pas mendohet se e reja ka ndërhyrë për të ndarë një sherr mes dy nxënësve të klasës së 10-të, e për pasojë mbeti e plagosur.
Sherri ka ndodhur mes dy nxënësve, Xhejms Gjura e Franko Rrapi gjatë orës së Informatikës. Gjura në debat e sipër ka nxjerrë thikën për të qëlluar Franko Rrapin, ndërsa shoqja e klasës së tyre ka tentuar t’i ndajë. E pikërisht gjatë asaj kohe ajo është qëlluar aksidentalisht me thikë. Ndërkohë, dy djemtë janë shoqëruar në polici.
(m.k/BalkanWeb)