TIRANË

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një sherri në shtëpi.


Mësohet se në shtëpinë e çiftit që ka një fëmijë ka shkuar kunati nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin.


Në polici 17-vjeçarja ka treguar se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.


NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjëndje të lirë një 18-vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vet shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb