TIRANE-Një skenë dhunë është regjistruar dje në një nga linjat e urbaneve në kryeqytet. Sipas burime nga policia e Tiranës thuhet se një qytetar ka mbetur pre e dhunës së ushtruar nga fotorinoja i urbanit të Tiranës së Re.

Të njëjtat burime theksojnë se shtetasi M.V 68-vjeç, ka kallëzuar në polici se ishte goditur me grusht nga fatorinoja.

Sakaq, blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, në baze të Nenit 90 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: