SARANDE

Një banesë, pronë e shtetasit Stefan Caka është djegur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vagalat, bashkia Finiq.

Pavarësisht pretendimeve nga ana e familjarëve që banesa është djegur nga  hajdutët,  të cilët kanë marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash, policia pretendon se ngjarja ka motiv hakmarrjen.

Burime për ‘BalkanWeb’ nga policia shprehen se ngjarja mund të ketë ndodhur shkak të detyrës pasi pronari i banesës Stefan Caka ka qenë specialist pyjesh në bashkinë e Finiqit dhe hakmarrja mund të ketë qenë për ndonjë kullotë.

Ndërkohë shumën e lekëve, sipas pronarit të banesës, shprehet policia e mbante në një sirtar komodine. Ende nuk është zbuluar asgjë ndërsa po hetohet.

Sipas burimeve policore zjarri dyshohet të jetë vënë rreth orës 23.00 – 24.00.Në orët e para të së së dielës  familjarët së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe policinë, kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve. Zjarri, shprehet policia ka rënë fillimisht në katin e parë të banesës ku është djegur një krevat dopjo dhe një divan kënd teksa shtëpia ishte rrëmujë.

Shenja e vetme që tregon se mund të kenë hyrë në banesë ishte xhami nga lindja e banesës i thyer me send të fortë nga ku është edhe hyrë në banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: