MALIQ-Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Leminot në Maliq.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet H. B., 57 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me sende të forta bashkëfshatarin e tij, shtetasin me inicialet, Sh. B., vjeç 65, banues në Leminot.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të autorit të dyshuar i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: