Një krim për shkak të pasionit që ka përfunduar me plagosjen e një shqiptari 50 vjeçar ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Pratola Peligna në Itali.


Autori është një tjetër shqiptar 48-vjeçar, i cili ka përdorur një kaçavidë për të sulmuar rivalin e tij në dashuri, siç shkruajnë mediat italiane.


Ngjarja
Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës kur 48-vjeçari një kontraktor ndërtimi, me origjinë shqiptare, u takua me bashkatdhetarin pranë ish Kinema D’Andrea. Mes të dyve pati fillimisht një sherr e më pas 48-vjeçari raportohet ta ketë qëlluar me kaçavidë në kokë.


Pas ngjarjes, 48-vjeçari është larguar, ndërsa i plagosuri që thuhet se ka humbur shumë gjak nga plaga që iu shkaktua në kokë, u ndihmua nga kalimtarë të rastit, që e dërguan në spital.

Policia e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ndërkaq hetimet vijojnë për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb