Një krim në familje është regjistruar në Lushnjë, ku një 72-vjeçar ka plagosur vëllain e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.G., banues në Lushnje për motive pronësie ka goditur me sende te forta vëllain e tij, shtetasin me inicialet Sh.G., 67 vjeç. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb