Një sherr për pronën ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Domje të Vorës, me pasojë plagosjen e një 46-vjeçari.

Raportohet se një 62-vjeçar është konfliktuar me komshiun e tij, të cilin e ka goditur më sëpatë.

Ka qenë policia, që ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar autorin e plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie. Plagosi me mjet prerës 46-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt pronësie mes dy shtetasve në fshatin Domje, ku njëri prej tyre kishte përdor mjet prerës sopatë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I.T, gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A, në kushte të rënduara psikike e ka goditur me sopatë.

Shtetasi B.A, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në përfundim të veprimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. T., 62 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: