TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet se ka kundërshtuar me forcë dhe kanosur një efektiv policie të patrullës së përgjithshme. Sipas informacioneve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.


Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari E. D., ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. D., për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb