Një studion e emisionit Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti u trajtua një histori dhune familjare, ku dyshohet se janë përfshirë, përpos bashkëshortëve, edhe pjesëtarë të fisit të çiftit.

Në emision foli mbesa e gruas të përfshirë në sherrin familjar. Ajo tha se bashkëshorti ka rrahur hallën e saj dhe sot është i lirë. Më pas, ajo ka treguar edhe disa prej mometeve kur ata janë shoqëruar në Polici.

Mes detajeve ajo rrëfen edhe momentin kur babai i saj sëmuret gjatë shoqërimit, pasi ajo pretendon se policët e kanë trajtuar keq, teksa thekson se më herët i ka paralajmëruar efektivët se babai i saj është me diabet dhe me probleme të tjera shëndetësore.

 

 

Mbesa:

Me policinë nuk janë goditur thjesht ka pasur një agravim të situatës, më pas babi im shoqërohet.

Mami dhe halla hipin vet në fugon, më pas babai im sapo shkon në komisariat pëson infarkt.

Babain e marrin zvarrë, sikur edhe krim të kishte bërë ta dënonte ligji, jo vetëm një person.

Më pas e marrin dhe e çojnë tek zyrat e paraburgimit, unë ju thashë më para që babai im është me diabet, se e pashë që babai nuk ishte mirë.

Më pas dola unë dhe kanë prerë urdhërat e arrestit pa u marrë në pyetje dhe pa u sqaruar situata, atë natë në darkë i kanë çuar te Mine Peza, pra në paraburgim.

Babain tim nuk e pranojnë sepse ai ishte shumë keq, me pas pas disa verifikimeve ai bën dhe një koronare bën dhe 3 bajpase dhe xhajat e mi janë akoma në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb