Në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Einxhel Shkira zbuloi pse nuk e zuri ajo kolltukun e opinionistes në BBVK.
Pse nuk e pranoi rolin e opinionistes në BBVK? Einxhel Shkira tregon arsyen e vërtetë
Einxhel tha se thjesht gjërat nuk u përputhën mes palëve.
Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë. Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën.
Ajo shtoi se nuk ishte pagesa pengesë në marrëveshje dhe shpjegoi se kishte ndier një lloj presioni për të kënaqur njerëzit. Por deklaratat e saj duket se nuk janë pritur mirë nga producentja ekzekutive e BBVK, Olsa Muhameti.
Ajo ka reaguar me një video në InstaStory ku shkroi:
Kur mendon se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbsesh!
Përpara zbulimit të opinionistëve kur përflitej emri i Einxhel Shkirës, u tha se kishte patur mosmarrëveshje mes saj e Olsa Muhametit.