ELBASAN – Policia e Elbasanit ka reaguar pas videos së sherrit mes një grupi adoleshentësh, që u shpërnda sot në rrjetet sociale. Në video shfaqeshin tre vajza dhe dy djem duke ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në qytetin e Elbasanit.

Por policia sqaron opinionin publik se ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2014 dhe në atë kohë të gjithë të rinjtë janë shoqëruar në komisariat. Sipas policisë, disa ditë pas sherrit adoleshentët i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë reaguar menjëherë pas publikimit duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e personave të publikuar në video.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se video e publikuar është bërë në Janar të vitit 2014, kur dhe ka ndodhur ngjarja. Personat e përfshire janë shoqëruar ne momentin e ngjarjes rreth dy vjet e gjysme me pare, dhe pas disa ditësh i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb