Një debat mes 2 vajzave të cilat gërvishtën mjetet e tyre u bë shkak për një konflikt mes 2 të rinjve njëri prej të cilëve mbeti i plagosur dhe tjetri është shpallur në kërkim pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë.

Sipas burimeve për BalkanWeb, bëhet me dije se dy vajzat kanë debauar fillimisht me njëra-tjetrën pasi gërvishtën mjetet në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.

Më tej secila prej tyre ka thirrur të afërm, çka ka bërë ë në vendin e ngjarjes të shkojnë dhe të përplasen fillimisht 2 të rinjtë, teksa më tej situata ka agravuar mes Fatjon Dautit i cili është konfliktuar me të afërmin e drejtueses së mjetit, Marjo Barami.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

Njoftimi i policisë:

”Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: