TIRANË

Pas sherrit masiv në Pezë të Tiranës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj, gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se policia ka vënë  në pranga autorin e krimit i identifikuar si Flamur Karaj.

Ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit dhe ka rrethuar zonën.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nga të dhënat e para thuhet se gjendja e tij është kritike. Gazetarja e “BalkanWeb” mëson se autori është punonjës i Forcave të  Ndërhyrjes së Shpejtë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: