TIRANE– Sherri në komisionin e Medias me kryebashkiakun Erion Veliaj ndau demokratët dhe socialistët në qëndrime pas tij, por brenda së djathtës Rudina Hajdari beri një përjashtim. Deputetja me e re e parlamentit, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari e ka parë si shfaqje përplasjen e kolegëve të saj demokratë me kryebashkiakun Veliaj duke u distancuar nga qëndrimi i grupit parlamentar.


Përmes një statusi në Twitter pak orë pas mbledhjes ajo shkruan se: “shfaqja e sotme ne Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzes se teatrit, por u kthye ne një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës se Teatrit i shërbeu Erjon Veliajt dhe interesit te tij te ngushte por jo te opozites, artisteve dhe qytetareve”.
35835961_448260018933173_8066789253016715264_n
Në postim vihet re se Hajdari i ka bere ‘tag’ edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Demokratët e nisën javën me mbledhje të grupit parlamentar, ku porosia e kryetarit ishte për vijimin e përballjes me mazhorancen në komisionet parlamentare.


Përballja e radhës ishte këtë të martë në Komisionin e Medias kundër prishjes se Teatrit, por Rudina Hajdari mesa duket nuk ndan të njëjtin qëndrim për formën e zgjedhur prej disa javësh nga grupi i saj parlamentar për anormalitet në Parlament pas publikimit të video-përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm.


(d.d/BalkanWeb)