NGA DORJANA BEZAT*

TIRANË- Kapen autorët e plagosjes së dy shtetasve ndodhur më 17 dhjetor. Mbrëmjen e djeshme në orën ora 22:00, pas një pune operative të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Nr.6, u bë e mundur, gjetja, identifikimi, dhe ndalimi me iniciativë i autorit të plagosjes së lehtë të shtetasve Darjen Karaj dhe Mateo Rama. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë.

Në pranga me akuzën e “plagosjes së lehtë” kryer në bashkëpunim ra Serxhio Kreka, i datëlindjes 06.05.1999, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë me arsim 11 klasë, i padënuar me parë, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Romarjo Hoxha i datëlindjes 06.10.1998, hetimet do të zhvillohen në gjendje të lirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb