Nga përleshja e ndodhur mes të burgosurve në burgun e Korydallos në Greqi ka mbetur i plagosur edhe Altin Vokrri, 46 vjeç, ndërsa më herët u raportua se mbeti i vrarë Alfons Ndoci.

Sipas mediave greke, një sherr i nisur mes grupeve të të burgosurve ka precipituar në përdorimin e thikave.

Vokrri raportohet se është qëlluar me thikë dhe ka marrë dy plagë në pjesën e kurrizit. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Altin Vokrri, i dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është pjesë e grupit të Sandër Pemaj, që dyshohet për trafikimin e 1.2 ton kokainë, që u kapën në Janar 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb