Dy adoleshentë, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tyre.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se sherri ka ndodhur mes dy nxënësve jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë. Njëri nga nxënësit është në klasën e tetë dhe tjetri në të nëntën.
Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë. Dy nxënësit, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Traumës. Në gjendje të rënduar ndodhet 14-vjeçari me iniciale L.C.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Çelmeta në trotuar ka ende gjurmë gjaku. Dy automjete të policisë ndodhen gjithashtu në vendngjarje.