DIBER – Seanca e marrjes së masës nga togat e zeza për nënkryetarin e Bashkisë Dibër Olti Cami ka përfunduar. Burg pa afat ishte vendimi i marrë. Kjo vërteton se Dhuna në Bashkinë Dibër , një ditë më parë,  kundrejt punonjësve të saj ka qenë e organizuar dhe vepër Penale .

Pas përplasjes mes punonjësve të administratës së bashkisë së Dibrës, që përfaqësojnë PS-në dhe PDIU-në, përplasje që përfundoi me përdorimin e mjeteve të forta nga ana e këtyre të fundit mbi 4 punonjës të tjerë, të enjten dyert e administrates së institucionit ishin të mbyllura. Në zyra nuk kishte asnjë zyrtar

Ndërsa forcat policore kishin rrethuar godinën e bashkisë, per te evituar një përplasje tjeter. Një ditë më parë në pranga përfundoi nënkryetari i kësaj Bashkie Ernolt Cani dhe u shpall në kërkim Bekim Bitri, punonjës administrate, të dy nga radhet e PDIU. Ata akuzohen se dhunuan me mjete të forta 4 zyrtarë të Bashkisë, midis tyre edhe Drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore.

Njëri prej punonjësve Hektor Cani, qëndroi më gjatë në spital nën kujdesin e mjekëve, për shkak të plagëve dhe traumave nga goditjet me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Hektor Daci, truproja e kryetarit të Bashkisë, ishte i pari që u bë objekt i sulmit, dhe më pas drejtori i burimeve njerëzore në Bashki Drini Mataj. Përplasjet nisën për shkak të kundërshtive të emërimit të drejtorit Mataj nga përfaqësuesit e PDIU, të cilët nuk pranojnë që këtë detyrë ta ketë një person nga jugu. Kryebashkiaku i Dibrës, Muharem Rama në nje lidhje per NeWs24 u shpreh se një grup prej 30 personash , pjesë e të cilëve të punësuar në Bashkinë Dibër nga radhët e PDIU-së dhunuan një pjesë të stafit të Bashkisë për lëvizjet brenda administratës. Qëllimi i dhunës sipas tij është të ushtrohet presion që bashkia të marrë vendime në funksion të interesave të tyre partiake.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb