DIBËR

Një sherr banal në klubin e fshatit ka sjellë një të vdekur dhe një të plagosur në Dibër. 29-vjeçari Dukagjin Plaku është plagosur me sende të forta nga dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa, të cilët janë arrestuar nga policia. në pranga ka përfunduar edhe vëllai i viktimës, 24-vjeçari Qazim Plaku, i cili ka qenë edhe pikënisja e sherrit.


Dukagjin Plaku Vrasja Ne Diber
Dukagjin Plaku Vrasja Ne Diber

24-vjeçari Plaku ka qëlluar me thikë, Myrtezan Hysën dhe më pas ky i fundit bashkë me të vëllain kanë qëlluar me sende të forta 29-vjeçarin Dukagjin Plaku. “BalkanWeb” ka siguruar foton e viktimës dhe vëllait të tij të arrestuar.


  • foto galeri
  • foto galeri

NGJARJA
Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.


Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Qazim Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Etiketa: