TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se fondi për edukimin, një nismë e socialistëve që paratë e gjyqeve për shpifje të shkojnë për shkollat e kopshtet, u shtua sot me 3 mijë euro nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në “Facebook”, Balla i cili me sa duket ka fituar gjyqin me Jamarbër Malltezin pas sherrit në aeroport në Itali, shkruan se ‘Berishët u vetëdorëzuan para gjykatës italiane duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike’.


Tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi në polici.


POSTIMI I BALLËS
Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.
Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD😂✌️
Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.


Balla Fb
Balla Fb

(m.k/BalkanWeb)