ELBASAN- Një konflikt mes disa të rinjve, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të fohta, e për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen ‘Sul Papri’, tek kryqëzimi i Cërrikut, në qytetin e Elbasanit.

Burime nga policia lokale bënë me dije se viktima, Agron Lleshanaku është qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, e për pasojë humbi jetën rrugës për spital. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi krimi dhe nisën hetimet.

Të njëjtat burime pohuan se autori i dyshuar i vrasjes është Mariglen Braja, i cili u shpall menjëherë në kërkim nga policia. Vetëm pas disa orësh u bë e mundur prangosja e tij, në Telepenë, në vendin e quajtur Ura e Lektit, teksa tentonte të largohej drejt shtetit fqinj, Greqisë. Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se autori bashkë me viktimën jane konfliktuar mbremjen e djeshme duke pirë në një lokal, për një vend pune në një magazinë që bënte shkopa perdesh, 500 metra pranë thertores. Nga inati, autori, ka mbajtur mend orarin qe viktima shkonte ne pune dhe i ka zënë prite dhe i ka prerë fytin me thike ne menyre makabre.

Policia saktesoi se viktima rreth orës 07:00 të mëngjesit është gjetur i pajetë. “Shtetasi Agron Lleshanaku kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta”,¬ thuhet zyrtarisht. Mësohet se shtetasit e perfshire në konflikt janë romë. Sakaq, autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: