Të paktën 15 persona janë përfshirë në një sherr brenda familjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Rahovec të Kosovës.


Mediat kosovare raportojnë se anëtarët e të njëjtës familje, mes tyre edhe gra, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa 3 kanë përfunduar në spital. Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se sherri ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa janë përdorur mjete të forta.


“Mund të ju konfirmoj se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras. Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.
(BalkanWeb)


Etiketa: