Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Maknor të Pezës.

Shkak sipas policisë është bërë një konflikt për motive pronësie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi hekurave përfundoi Endi Sinani.

Pistolete
Pistolete

I riu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15 nëntor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Të njëjtat burime sqaruan se Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të Sinanit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: