Lojtarët e Kombëtares së Anglisë nuk e kanë pëlqyer aspak zgjedhjen e trajnerit Gareth Southgejt për të kthyer në shtëpi sulmuesin e Mançester Sitit, Rahim Stërling, pasi ky i fundit pati një sherr me Xho Gomezin, teksa nuk ngurroi t’i hidhte duart në fyt mbrojtësit me origjinë Gambia të Liverpulit.


Sipas asaj që raporton “Mirror”, lojtarët kanë dashur që gjithçka ndodhi të mbetej brenda shtëpisë dhe dhomave të zhveshjes. Ata e kanë gjykuar si të tepruar reagimin e trajnerit, pasi ndërhyrja e Xhordan Hendersonit, kapitenit të Liverpulit, kishte qetësuar ujërat mes dy lojtarëve me sulmuesin e Sitit që i kishte kërkuar ndjesë mbrojtësit të Liverpulit.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb