Alen Sherri ishte titullar në barazimin 2-2 të Cagliarit në fushën e Genoas, sfidë kjo e vlefshme për Serie A. Marin shënoi për skuadrën nga Sardegna pas 8 minutash lojë, ndërsa më pas, vendasit nga Genoa do përmbysnin shifrat, me portierin shqiptar, Sherri, që nxorri dy herë topin nga rrjeta, pas golave të Frendrup dhe Miretti.
Sherri me shokë do dilnin me një pikë nga ky takim, pasi Cagliari barazoi në fund me Piccolin, falë një ekzekutimi të saktë një penalltie.
Pas ndeshjes, paraqitja e 26-vjeçarit në mesin e shtyllave u vlerësua me notën 6.7. Cagliari sfidon Veronën, në ndeshjen tjetër.
(J.S/BalkanWeb)