Një ngjarje tronditëse ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, kur një 14-vjeçar, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra në mënyrë tragjike pas një sherri me disa bashkëmoshatarë të tjerë.

Përveç viktimës, një tjetër 14-vjeçari përfundoi u lëndua pas plagëve të shkaktuara nga thika.

Sipas raportimit të gazetares së Neës24, Rovena Cerka nga Spitali Ushtarak ku ndodhet i shtruar adoleshenti, ky i fundit tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Besohet se ngjarja ka nisur pas një sherri për motive banale mes dy nxënësve të shkollës “Fan Noli”, i cili më pas ka përshkallëzuar jashtë ambienteve të institucionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb