SERBI-Kandidati për president nga radhët e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, deklaroi të mërkurën në Novi Sad se do ta mposhtë kandidatin e koalicionit aktual Aleksandar Vuçiç në raundin e dytë të garës, ndersa u shpreh se vetëm ai mund ta “kontrollojë” Vuçiçin.

“Ekziston vetëm një njeri që mund ta kontrollojë Vuçiçin, dhe ky jam unë. Askush nga kandidatët e tjerë nuk mund ta kontrollojë Vuçiçin, pasi ai është më i aftë se sa ata”,- ka thënë Sheshel në konventën parazgjedhor në Novi Sad.

Ai tha se si kryetar vazhdimisht ka bërë presion ndaj qeverisë së Vuçiçit që të heqë dorë nga BE-ja dhe të forcojë lidhjet me Rusinë. Zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen më 2 prill.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: