Kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë, Vojislav Sheshel, ka theksuar se po planifikon të blejë një shtëpi  private në Luginën e Preshevës.

Duke folur për televizionin serb “Happy”, Sheshel  ka theksuar se Presheva do të vijojë të  mbetet pjesë e Serbisë pavarësisht pretendimeve.

“Kosova në tërësi mbetet në Serbi, ajo do të ketë një autonomi që mund të jetë kulmore. Katër komunat serbe nuk vihen në pyetje. Aty është prona homogjene serbe përfshirë Gazivodën. Kopaoniku është i mbrojtur, Trepça nuk është e tëra. Hyrja për ‘dritare’ është në anën e Serbisë e ne do të krijojmë qasje. Gjithsesi duhet të ketë lidhje tokësore ndërmjet fshatrave në Kosovë. Deçani do të duhej të kishte ekstra territorialitet. Kishat dhe manastiret serbe janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të ruhet me të gjitha mjetet. Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, ato nuk debatohen”, ka shtuar ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb