Politikani serb Vojislav Sheshel nuk mund të shkelë në tokën kroate për 20 vitet e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet. Kjo sepse Ministria e Brendshme e Kroacisë ka vendosur një ndalim prej 20 vjetësh për Sheshel-in, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List, përcjell Klan Kosova.

Ndalimi i Sheshelit, që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës është bërë me Ligjin për të Huajt. Siç shkruan Jutarnji List ligji parasheh që “ndalohet hyrja dhe qëndrimi i të huajve kur vërtetohet se ai person përbën një kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”. Ligji përcakton se ndalimi nuk mund të jetë më i shkurtër se tre muaj, ose më i gjatë se 20 vjet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: