TIRANE- Në një kohë kur artistët, shoqëria civile dhe opozita kanë kundërshtuar disa projekte të ndërmarra në kryeqytet, siç është Teatri i ri apo dhe Sheshi i ri Skënderbej, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama për gjithë kritikët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama thekson se sheshi i ri Skënderbej është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë. Mes të tjerash ai i kthen përgjigje skeptikëve, ndërsa shton se të gjithë ata që janë kundër, duhet të shohin rezultatin për këto projekte.

MESAZHI I RAMËS
Kur 10 vite më parë, thosha se Sheshi i Ri Skenderbej do jetë ndër hapësirat më të bukura publike të Europë, çfarë nuk më dëgjuan veshët?
Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë?
Të shohim nëse do të shpallet fitues, por sidoqoftë ka marrë tanimë edhe vulën më prestigjoze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës?
(Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të Familjes Europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej)?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb