Në Durrës po vijon me intensitet puna për fazën e dytë të shëtitores së Plazhit deri tek Ura e Dajlanit, me gjatësi 1 kilometër.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm që i shërben qytetarëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit.

Rama theksoi se krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve.

“Vijon me intensitet puna për fazën e dytë të Shëtitores së Plazhit në Durrës, me gjatësi 1 kilometër deri tek Ura e Dajlanit, një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit🌊

🏖️Krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve🤝🇦🇱

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb