Disa nxënës të një shkolle në Golem, në rrethana ende të paqarta janë paraqitur me shenja helmimi në spital.

Nga të dhënat që disponon ‘BalkanWeb’ mësohet se 4 nxënës janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Kavajës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Nga hetimet paraprake rezulton se helmimi ka ardhur nga një spray me përbërje spec djegës dhe alkool.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur grupe nxënësish helmohen, kryesisht ndaj produkteve që konsumojnë pranë shkollave. Rasti i fundit ishte ai në Dibër, ku disa nxënës u helmuan nga kundradjersë.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga ngjarja në fjalë.

Golem Helmimi Spraj
Golem Helmimi Spraj

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: