Industria e hapësirës ajrore të Kinës tërhoqi vëmendjen në shfaqjen ajrore Zhuhai në Kinë, teksa të pranishmit shprehën admirim për aftësitë në rritje të vendit në këtë sektor. Një spektator 39 vjeçar, i quajtur Wang tha se ndihet shumë i emocionuar teksa sheh një spektakël të tillë ajror në vendin e tij.

“Kemi parë shumë avionë J-16, Su-57, dhe disa helikopterë të mëdhenj si Harbin Z-20, dhe gjithashtu ata nga COMAC. Jemi shumë të emocionuar. Zhvillimi teknologjik i Kinës është kaq i shpejtë dhe ne kemi prodhuar disa produkte në këtë fushë, të cilat kanë dhënë kontribut për vendin. Gjithmonë kemi dashur të shihnim shfaqjen ajrore Zhuhai dhe këtë herë patëm mundësinë të vinim dhe të shihnim vërtet disa nga produktet tona në industrinë ushtarake. Ndihemi thellësisht të emocionuar dhe gjithashtu shpresojmë që industria e mbrojtjes së vendit tonë do të vazhdojë të lulëzojë dhe të zhvillohet gjithnjë e më mirë”.

Ekipi kinez i aerobatikës Bayi, një fluturim me katër avionë J-20 dhe debutimi publik i avionit luftarak J-35A të vendit ishin mes avionëve që fluturonin lart teksa spektatorët shëtisnin nëpër pistën e aeroportit. Gjithashtu, Rusia realizoi një fluturim me avionin e saj më të avancuar luftarak, SU-57, në Zhuhai për shfaqjen e saj të parë ajrore jashtë vendit, duke përcjellë një mesazh të dukshëm për Perëndimin për bashkëpunimin Kinë-Rusi.

Një tjetër i pranishëm, 32 vjec, tha se ishte i befasuar nga avancimi i aviacionit në këto dy vite.
“Është befsuese. Dicka tjetër është se zhvillimi i aviacionit në këto dy vite ka shkuar përtej të kuptuarit tim. Sepse përveç mënyrës sonë, kam parë edhe dronët në lartësi të ulëta. Ka shumë risi të tilla, duke përfshirë aplikimin e skenarëve që nuk i kisha menduar më parë”.

Helikopteri Z-20 i ushtrisë, për të cilin ekspertët thanë se po modifikohet në shumë variante të dobishme, u ekspozua gjithashtu. Një version, i projektuar për të gjurmuar dhe sulmuar nëndetëset, u konsiderua veçanërisht interesant, pasi do të ndihmonte Marinën e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës të vepronte më larg nga brigjet e vendit. Sakaq, një 22 vjeçar vuri theksin tek bashkëpunimi ndërkombëtar.

“Nga pajisjet e ekspozuara, besoj se industria e vendit tonë ka arritur një nivel më të lartë dhe më të avancuar. Dhe nga këndvështrimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, reputacioni i vendit tonë është në rritje të vazhdueshme. Në përgjithësi, jam më i sigurt në arritjen e vendit tonë”.

Shfaqja ajrore e këtij viti në Zhuhai është edicioni i tij i parë pas pandemisë që kur Pekini hoqi politikën e tij zero-COVID dhe kufizimet e udhëtimit në vitin 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb