Pasi shprehu qëndrimin e tij, për betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës kushtetuese te noteri, Denar Biba, nënkryetari i KQZ, ka fshirë statusin e tij në facebook.

Në postimin e tij, Biba shkruante se veprimi i Vorpsit është shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.

Por nuk dihet se cfarë e ka shtyrë, z.Biba të fshijë menjëherë postimin e tij, lidhur me veprimin e znj. Vorpsi, menjëherë sa lajmi u bë publik në media.

Çfarë shkruan nenkryetari i KQZ, peër Arta Vorpsi, më poshtë postimi i fshirë nga faqja e facebook:

Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!’

Bibaaa Bibeeee

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb