Futbolli është sporti më i bukur dhe më i ndjekur në botë. Gjithsesi, ndeshja Tirana-Vllaznia për femra, e cila premtonte spektakël, nuk ka shkuar si duhet. Në takimin e mbajtur në kompleksin ”Skënder Halili”, nuk ka munguar dhuna mes palëve, çka ka bërë që zyrtarët e ndeshjes të vendosin për ndërprerjen e takimit.
Pavarësisht viteve që kalojnë dhe zhvillimit, në futbollin shqiptar vazhdon të ketë shfaqje të shëmtuara.
Do të jetë Komisioni i Disiplinës që do merret me çështjen, për të marrë kështu vendimin e duhur për atë çka ndodhi. Sa i takon renditjes, Tirana dhe Vllaznia për femra kanë nga 19 pikë.
(J.S/BalkanWeb)