Nejmar është kthyer me kohë të plotë në përbërje të Paris Sën Zhërmenit pas verës së turbullt që kaloi dhe që e shikonte drejt Barcelonës, teksa i ka dhënë një intervistë ekskluzive britanikes “Mirror”, ku ndër të tjera ka theksuar:


“Kam bërë shumë gabime, të rigjeja besimin nuk është e lehtë. Kur ndjej zhgënjimin inatosem, shpërthej dhe nuk arrij të komunikoj në mënyrë korrekte. Po përpiqem të përmirësohem. Nuk jam perfekt dhe është e pamundur të jesh. Kam gabuar shumë herë dhe kam paguar këto gabime me një çmim të lartë për të rigjetur besimin. Janë gjëra të jetës dhe falë këtyre gabimeve mëson dhe rritesh. Jam një djalë i rezervuar, mbaj çdo gjë brenda.”


“Në dy vite kam pësuar dy dëmtime të rënda që më kanë mbajtur jashtë gati gjashtë muaj dhe më kanë bërë që të humbas ritmin. çdo profesionit duhet të jetë i përgatitur për këto situata. Më kanë ndihmuar prindërit e mi, motra ime, familja dhe miqtë e mi. Luaj për ta dhe stërvitem për ta çdo ditë sepse ata janë nga ana ime. Kur më mungon frymëzimi, shkoj menjëherë tek ata”.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: