TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 20 vjet burg për Xhevahir Osja, i akuzuar për shfrytëzimin për qëllime prostitucioni për tre vajza të mitura në qytetin e Shkodrës.
“Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se i pandehuri ka kryer një sërë veprimesh aktive të cilat përbëjnë vepër penale dhe konkretisht:
• Ka gjetur të dëmtuarat,
• Ka studiuar të dhënat personale të tyre,
• Ka joshur të dëmtuarat me pretekstin e gjetjes së klientelës,
• Ka gjetur klientët,
Ka marrë paratë e përftuara nga ushtrimi i prostitucionit.
Kërkojmë deklarimin fajtor te te pandehurit Xhevahir Osja per kryerjen e vepres penale te “Trafikimi i të miturve”, parashikuar neni 128/b/3 i Kodit Penal, caktimin si masë dënimi për këtë të pandehur, 20 (njëzet) vjet burgim. ”-sqaron prokuroria.


RRETHANAT E NGJARJES

I pandehuri Xhevahir Osja ka jetuar në qytetin e Shkodrës ku gjatë vitit 2014 e deri në momentin e arrestimit të tij ka rekrutuar me qëllim përdorimin dhe shfrytëzimin si prostituta të vajzave të ndryshme të cilat afroheshin tek i pandehuri me qëllimin e gjetjes së mjeteve të përshtatëshme për jetesë.
E dëmtuara G.B, ka qënë banore e qytetit të Shkodrës në një banesë me qera dhe është njohur me të pandehurin në rrethana shoqërore. Kjo shtetase për shkak të marrëdhënieve jo të mira me familjen e saj është detyruar të largohet nga banesa e saj duke u strehuar me qera. Kjo shtetase ka ushtruar prostitucion për disa kohe me radhë ku fillimisht ka ushtruar prostitucion për të dënuarën Agime Likaj. Më pas e dëmtuara G.B është shkëputur nga e dënuara Agime Likaj dhe ka rënë në kontakt me të pandehurin Xhevahir Osja. Duke përfituar nga njohja e tyre e mëparëshme i pandehuri ka ditur gjendjen e të dëmtuarës si dhe punën me të cilën merrej ajo. Në këto kushte i pandehuri ka shfrytëzuar situatën në të cilën ajo ndodhej duke kryer veprime aktive ne drejtim të rekrutimit të të dëmtuarës, gjetjes së vendeve për ushtrimin e prostitucionit si dhe gjetjes së klientëve për ushtrimin e prostitucionit. Së bashku me të dëmtuarën G.B ka qënë dhe e dëmtuara F.K dhe e dëmtuara B.M. E dëmtuara F.K dhe e dëmtuara B.M. jetonin në të njëtën banesë në Shkodër, banesë kjo e marrë me qera prej tyre. I pandehuri duke qënë në kontakt të përditshëm më të dëmtuarat ka arritur të krijojë lidhjen me to, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre dhe faktin që dhe më parë ato kishin ushtruar prostitucion kundrejt pagesës.
E dëmtuara F.K është e mitur e racës rome dhe që ushtronte prostitucion dhe me parë. Kjo shtetase rezulton të jetë e braktisur nga familja e saj dhe nuk ka patur një vend të saktë në të cilin të jetonte. Ajo ka qënë strehuar më parë tek shtetasja Agime Likaj, vend nga i cili është larguar së bashku me shtetasen G.B. Edhe e dëmtuara F.K. ka ushtruar prostitucion duke qënë e trafikuar nga shtetasja Agime Likaj. Ka qënë e dëmtuara G.B. personi që e ka njohur dhe e ka prezantuara të dëmtuarën F.K. me të pandehurin Osja.
Nga dëshmia e dhënë prej shtetases F.K. në seancë gjyqësore rezultojnë të pasqyruara elementë të tillë që lidhen me:
Mënyrën sesi është njohur dhe takuar me të pandehurin Xhevahir Osja,
Vendin në të cilin jetonin të dëmtuarat dhe puna që ato kryenin,
Faktin e gjetjes së klientëve nga i pandehuri Xhevahir Osja,
Marrjen e pagesës nga i pandehuri Osja,
Shoqërimin e të dëmtuarave në raste të ndryshme me qëllim kryerjen e marrëdhënieve kundrejt pagesës,
Faktin që i pandehuri ka patur dijeni për moshën e të dëmtuarave.

Në lidhje me faktin e njohjes me të pandehurin ajo sqaron:
…….Po e kam njohur prej nje shoqes time qe e ka emrin G.B….
Në lidhje me punën që ka bërë ajo sqaron :
………Kur kam ikur ne Shkoder kam filluar pune ne nje lokal kamariere dhe ka qene nje grua qe me sillte kliente e mi merret leket ajo. Kjo grua e kishte emrin Dada nuk i mbaj mend emrin tjeter. Lokali ndodhej tek Ura e Bunes ne Shkoder. Emer nuk kishte lokali.
Në lidhje me detaje të tjera sqaron :
……. Nje dite ishte duke rene shi dhe isha duke ec ne rruge dhe G.B. me tha prit te marr nje shok ne telefon. Ajo e mori ne telefon dhe vjen ky dhe ishte me nje shok tjeter. Hipem ne makine me te dhe na coi tek shtepia e G.B.. Aty jam njohur me Xhevahirin dhe 2-3 here tjera qe kemi dale.
Fakti i gjetjes së klientëve nga i pandehuri rezulton i provuar nga dëshmia e mëposhtëme :
– Ka ndodhur te ju kete gjentur klient Xhevahir Osja?
– Po ka ndodhur.
– Kush e bente pazarin e klienteve ?
– Une se kam bere por e ka bere ai vete.
– Keni dijeni se cfare pune ka bere G.B. ne kohen qe keni qendruar ne te njejten banese me qera.Ka ushtruar prostitucion G.B ?
– G.B ka bere edhe me perpara dhe gjate kohes qe ka qene ne shtepi me mua, po ka ushtruar prostitucion.
– A i ka gjetur klient Xhevahir Osj, G.B.?
– Xhevahiri i ka gjetur klient G.B.
-………………………………………………………………………………………………………..
– Klientet nga ishin i mban mend me emrat ?
– Nuk i mbaj mend. Klientet ishin nga fshatrat e Shkodres.
– A eshte e vertete qe keni marre leke kundrejt sherbimit seksual nga duar e Xhevahirit?
– Po kam marre.

I pandehuri Xhevahir Osja pasi realizonte gjetjen e klientëve, i conte të dëmtuarat për të ushtruar prostitucion.
E dëmtuara G.B. në deklarimet e saj tregon se është njohur me të pandehurin dhe ka qënë i pandehuri personi që gjente klientët.
E dëmtuara G.B. jetonte në të njëtën banesë më të dëmtuarën F.K, banese kjo e ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Kjo banesë sipas të dëmtuarës ishte marrë me qera nga të dëmtuarat dhe i pandehuri kishte dijeni në lidhje me vendodhjen e banesës madje kishte qënë në banesën e tyre, ndaj kishte mundësi dhe të bënte kontrollin e tyre.
Po në të njëjtën mënyrë i pandehuri ka vepruar dhe me të dëmtuarën B.M. me të cilën është njohur nga G.B.
Sipas akteve të gjendjes civile të tre shtetaset e dëmtuara rezultojnë të jenë të mitura.
I pandehuri ka shfrytëzuar rrethanat e jetësës së të dëmtuarave dhe konkretisht: G.B. e cila ishte larguar nga banesa e saj pasi kishte konflikte me të atin, ku e ëma e saj kishte vdekur prej disa vitesh.
E dëmtuara përfaqëson një person për të cilin nuk ka kush të kujdeset dhe pa të ardhura. Nga ana tjetër kjo shtetase është e mitur.
Shtetasja F.K nuk kishte fare familje, dhe e vetmja mundësi që i është ofruar ka qënë jetesa me të dëmtuarën G.B.
Sa më sipër i pandehuri ka kryer një sërë veprimesh aktive të cilat përbëjnë vepër penale dhe konkretisht:
Ka gjetur të dëmtuarat,
Ka studiuar të dhënat personale të tyre,
Ka joshur të dëmtuarat me pretekstin e gjetjes së klientelës,
Ka gjetur klientët,
Ka marrë paratë e përftuara nga ushtrimi i prostitucionit.

Të dëmtuarat përfaqësojnë tre të mitura duke marrë parasysh të dhënat e gejndjes civile për moshën e tyre, ndaj i pandehuri ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të ‘Tarfikimi i të miturve’ parashikuar nga neni 128/b/ të Kodit Penal.
Duke qënë se i pandehuri e ka kryer veprën për më shumë se një të dëmtuar, veprimet e kryera prej tij kualifikohen si trafikimi i të miturve, kryer më shumë se një herë, sipas nenit 128/b/3 të Kodit Penal.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb