TIRANE

Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës.

Pas paraqitjes së saj në pasarelat më të mëdha të modës për një ndër brandet më të njohura në botë si “Guess”, Oriola Marashi është rikthyer në vendin e saj, ku menjëherë është vënë në qendër të vëmendjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja shqiptare ka rinisur të “provokojë” fansat e saj në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqet mjaft joshëse. Oriola paraqitet duke marre rreze dielli në bregdetin jugor të Shqipërisë, ndërkohë që duhet theksuar se ajo nuk duket nën shoqërinë e ndonjë mashkulli, por vetëm të qenushit të saj simpatik.

Gjithsesi përtej pamjes së saj, tejet interesant ishte mesazhi i saj, që me sa duket i drejtohej meshkujve. “Shif me sy, e s’është për ty”- shkruan modelja në fotot e publikuara
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb