TIRANE

Në një atmosferë elektrizuese, edhe këtë vit u mbajt Festa e Pezës, e cila tashmë është bërë një traditë e rëndësishme për këtë zonë.

Festa mblodhi me qindra qytetarë që zgjodhën të festonin nën tingujt e muzikës shqiptare, lojërave dhe aktiviteteve të tjera. Për banorët e Pezës, kjo është një ngjarje historike që bashkon familjet në një ambient të veçantë dhe origjinal.

Slogani i këtij viti ishte “Shifna në Pez”, dhe festa vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, duke përfshirë disa nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare.

Festa e Pezës tërheq çdo vit qindra qytetarë dhe të rinj që njohin traditën e kësaj zone. Bashkëshoqeruese në këtë ngjarje ishte edhe Birra Korça, e cila ofron shijen origjinale të birrës në vend. Po ashtu, Birra Gold by Korça u përzgjodh për të ofruar një shije të rafinuar të birrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb