“Shqiptarët për shqiptarët” kanë prekur një fenomen shqetësues në lidhje me lëndët narkotike dhe pasojat e përdorimit të saj tek të rinjtë duke sjellë edhe një histori personale të një djali, i cili ka krijuar varësi nga heroina.

Në fillim të viteve 90’, me ardhjen e demokracisë,   jo pak të rinj shqiptarë, të shtyrë nga kurioziteti,  nisën përdorimin e  substancave narkotike.

Sipas statistikave, 40 deri në 60 mijë persona kanë provuar të paktën një herë drogën ndërsa rreth 6 mijë prej tyre kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

https://www.youtube.com/watch?v=WpNdD3DbYCQ&feature=youtu.be

Sipas drejtorit të qendrës Aksion Plus në kryeqytet, Genci Muçollari, numri i të rinjve që përdorin hashash po rritet dita-ditës.

Konsumimi i kanabisit është një portë e hapur e rrezikshme drejt drogërave të tjera më të forta.

Aktualisht rreth 600 persona të varur nga heroina në të gjithë Shqipërinë marrin trajtim me metadon. Ekspertët theksojnë se  në disa raste pasojat e konsumimit të kësaj substance kanë arritur deri në vrasje apo vetëvrasje.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb